E Martë, 3 Nëntor 2026

Tirana mikpret turistë të shumtë

Tirana është kthyer në një nga atraksionet më tërheqëse duke pritur turistë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës. 

Turizmi në kryeqytetin shqiptar është rritur me 106 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Krahasuar me 7 mujorin e parë të vitit 2022 kjo shifër është rritur më shumë se 4 herë.

Anxhela Xhuli, përgjegjëse e info point Tirana thotë se turistët të cilët vizitojnë Tiranën  janë jo vetëm nga vendet Europiane, por edhe nga SHBA dhe Australia.

Turistët kanë kërshërinë të zbulojnë gjithçka jo vetëm për qendrën e kryeqytetit, por edhe rrethinat e tij.

Në muajin korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka rregjistruar 1.2 milionë persona.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›