Tirana në kantier ndërtimesh pa leje, babëzia sndalet për fushatë (FOTO)
Tiranë- Gazeta IDEA në vazhdën e denoncimeve të ndërtimeve pa leje në fushatë elektorale shfaq sot imazhe që dëshmojnë se vijon babëzia e ndërtimeve në mes të ditës duke zënë hapësira publike.
Me të gjithë denoncimet e qytetarëve Bashkia Tiranë nuk ndërhyn edhe spe pak ditë më parë Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit tha se nuk do të lejojë asnjë ndërtim pa leje e se këto të fundit do të prishen pa më të voglin hezitim.
Siç shihet edhe nga kjo foto ndërtimet pa leje po zënë të gjithë sheshpushimin në mes të një blloku pallatesh në kryeqytet e në të punohet pa ndërpreje.
Të njëjtin fat po përjetojnë edhe lagje të tjera, si dhe pallatet shtesat e të cilëve po mbijnë si kërpudha pa asnjë leje, duke pretenduar se e kanë një të tillë.
Ndërtim në mes të ditës
Bashkia Tiranë jo vetëm që hesht para imazheve që flasin qartë, por nuk jep asnjë shpjegim se çfarë dokumetacioni kanë këto ndërtime e nëse skanë në këto ditë fushate pse sjanë regjistruar ndërhyrje për prishjen e tyre.