E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria nën terrorin e flamujve, posterave dhe banerave elektoralë (FOTO)

fushataTiranë- Gara mes partive për këtë fushatë mund të shikohet më së miri tek gara për të vendosur flamuj, banera dhe simbole të tjera. Eshtë e pa fre, pa asnjë limit. Postera të ngjitur nëpër cepa muresh, si private ashtu edhe publike, flamuj në të gjitha rrugët. Në shtylla, pemë, ballkone, autobuza, makina, tarraca pallatesh. ngado të hedhësh sytë shikon flamuj e banera që të ftojnë të votosh numrin X. Ndërkohë që sapo të hapësh derën e shtëpisë do të gjesh fletapalosjet e radhës që të vijnë nga kandidatët.

Ky nuk është vetëm një dhunim i hapësirës publike, por edhe një presion dhe imponim që u bëhet qytetarëve, një dhunim psikologjik masiv. Për ne ky është një fenomen normal, se kështu jemi mësur, kemi 22 vjet. Mua për vete më bezdisin sepse vetë jetoj në katin e dytë të një pallati dhe falmujt mi kanë sjellë mu tek dritarja. Pastaj duhet që të ketë vende të veçanta për vendosjen e tyre dhe jo vend e pavend, kudo që ka hapësira vendos flamuj, madje kanë bollokuar edhe trotuaret me ca postera,- shprehet një pensionist.

Sigurisht që vendosja e materialeve propagandistike bëhet në mënyrë jo të rregullt sepse ato ndodhen kudo dhe vendosen kryesisht nga militantët e partive edhe pse vendosja e tyre duhet të bëhet në vende të posaçme. Në bazë të nenit 79 të Kodit Zgjedhor thuhet se vendi përcaktohte nga pushteti vendor dhe më pas bëhet miratimi në KQZ.

1. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore cakton, në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, vendet publike për afishimin e materialeve propagandistike. 2. KQZ-ja miraton, me udhëzim të veçantë, kriteret për përzgjedhjen e këtyre vendeve. 3. Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore,- thuhet në Kod.

Në Tiranë garën e posterave dhe banerave e ka fituar Partia Demokratike, meqë bashkinë e drejton e djathta. Ndërkohë që nëpër qytete, ngjyra sunduese varet nga fakti se kush e drejton bashkinë.

Ndryshe nga kryeqyteti, situata është akoma dhe më e rënduar në qytete të tjera vendit, ku materialet e fushatës zgjedhore janë të vendosur pa rregull dhe ndodhen kudo që hedh sytë. Kanë qenë të pakta ato bashki apo komuna që kanë marrë masa për vendosjen e tyre. Ndërkohë që në vendet evropaine, çdo gjë bëhet sipas ligjit dhe disa normave të caktuar, por tek ne tradita e viteve të mëparshme vijon të jetë e pranishme.

K.T/IDEA/

◄ Back Next ► Picture 1 of 41

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›