Tirana ne kaos humbje dhe polemika me Bushin
Besa regjistroi nje fitore te cmuar 2-1 ndaj Tiranes ne ndeshjen permbyllese te javes se 8-te te Kategorise Superiore. Dhjete minuta i mjaftuan Beses per te shenuar golin e pare me ane te kapitenit Meglid Mihani. Nderkohe qe pare avantazhit kavajas bardheblute mbeten me 10 lojtare pas daljes me karton te kuq te mbrojtesit Dushku. Ne pjesen e pare dyfishoi per vendasit Sokol Cikalleshi ndersa ne fraksionin e dyte te lojes Lila thjesht shenoi golin e statistikes. Por me shume se kjo humbje Tirana vuan nga problemet e brendshme. Se fundmi Alban Bushi nuk ka udhetuar me ekipin kjo per shkak te nje perplasje te tij me stafin teknik. Mesohet se Bushi prej kohesh eshte i pakenaqur me menyren sesi funksionon skuadra e Tiranes sa i perket pjeses organizative. Ne sfiden e dy javeve me pare kunder Dinamos Bushi beri nxehje per me shume se 40 minuta por u aktivizua vetem ne minuten e 68-te. Kjo e ka inatosur tej mase ish-bomberin e perfaqesueses shqiptare dhe mesohet se ka pasur edhe nje replike me trajnerin Nevil Dede. Nuk shkon keshtu ne fillim me thua se do luaj sapo te nise pjese e dyte dhe pastaj rri deri ne minuten e 70-te ne nxehje mesohet ti kete thene Bushi trajnerit. Superiore/ Java 8
Te shtunen
Shkumbini-Vllaznia 1-0
Gerbovic 89
Teuta-Elbasani 2-1
ota 34 Pepa 38/ Lloga 84
Te dielen
Skenderbeu-Kastrioti 5-1
Jolic 14 Soza 49 Berkic 64 p 74 86/ Alikaj 92
Flamurtari-Laci 1-0
Ahmataj 20
Dinamo-Bylis 2-1
Malakarne 6 Vila 18/ Dimo 55
Dje
Besa-Tirana 2-1
Mihani 10 Cikalleshi 35/ Lila 70
Renditja
Ekipi ND F B H P
Dinamo 8 6 1 1 19
Skenderbeu 8 5 1 2 16
Flamurtari 8 5 1 2 16
Teuta 8 3 3 2 12
Shkumbini 8 3 2 3 11
Vllaznia 8 3 2 3 11
Laci 8 3 1 4 10 Tirana 8 2 3 3 9
Elbasani 8 2 3 3 9
Besa 8 1 4 3 7
Kastrioti 8 1 4 3 7
Bylis 8 1 1 6 4