E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galliani: Kemi nevojë për pak fat

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, mendon se fati i ka braktisur ata pas disfatës ndaj Lazios.

“Ky është një moment i vështirë dhe ne duhet të kemi fuqi të qëndrojmë të qetë, prandaj duhet ta tejkalojmë atë. Sigurisht ne kurrë nuk duket se kemi as një gram fat të mirë, por shpresojmë që kjo do të kthehet në favorin tonë”.

“Ne duhet të shikojmë përpara, pasi të mërkurën ne luajmë ndaj Malagas në Ligën e Kampionëve dhe duhet të shpresojmë se ky moment do të kalojë”.

“Ka disa anë pozitive të cilat duhet të shihen, dhe Nigel De Jong dhe Stephan El Shaarawy po luajnë mirë”, ka thënë Galliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›