E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana ne terr Edi Rama ndeshkon qytetaret per inat te qeverise

21-11-2010 / Gazeta 55

Kryebashkiaku sshmang dot skandalin dhe talljen e radhes ndaj taksapaguesve kryeqytetas teksa krejt ndryshe nga qytetet homologe te evropes Tirana i eshte nenshtruar nje erresire te paprecedente. Qe ne perendimin e diellit ne asnje prej bulevardeve kryesore te kryeqytetit nuk ka ndricim


Kur mbare kryeqytetet e botes jane veshur nga drita vezelluese ne prag te festave te fundvitit metropoli shqiptar gjithnje e me shume perngjason me ate te zonave geto kudo erresire. I mbytur ne terr bulevardi i Tiranes por dhe disa zona te tjera te kryeqytetit mbreme kane ofruar nje pamje aspak dinjitoze per nje vend Europian. Ne menyre flagrante Bashkia e Tiranes ka vendosur te lere ne terr banoret e saj duke mos ndricuar bulevardin dhe rruget e kryeqytetit. Nje forme presioni kjo ndaj pushtetit qendror pas ndryshimeve te bera ditet e fundit nga legjislativi ne ligjin per taksat e pushtetit vendor por qe pikesepari bie mbi kurrizin e qytetareve qe jane taksapagues te rregullt te taksave lokale. Sipas burimeve te rezervuara te bashkise presioni ndaj qeverise per fondet e pushtetit lokal eshte dhe arsyeja se urdheri i dhene per te nderprere ndricimin e rrugeve te Tiranes eshte nje mjet kercenimi per qeverine qe sipas Rames pas futjes se dores ne arken e pushtetit lokal tashme nuk ka me para as te paguaje detyrimet e saj ndaj qytetareve per ndricimin e Tiranes. Por pyetja qe lind pas ketij skandali te rradhes se Bashkise se Tiranes ka te beje me faktin se cilido prej nesh paguan ne arken e pushtetit lokal nje shume te caktuar per te gjitha sherbimet qe ky institucion na ofron. E ndersa Bashkia na vjel rregullisht taksat per ndricimin apo gjelberimin madje dhe na gjobit kur vonohemi ne pagesa atehere qendrimi i rradhes i Kryebashkiakut duke lene ne terr Tiranen eshte nje eksperiment tjeter i shemtuar ndaj pushtetit qendror e qe si gjithnje penalizon qytetaret.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›