E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder Ne kujtim te jetes dhe vepres se shkrimtarit Martin Camaj

Shoqata atdhetare Dukagjini zhvilloi ne qytetin e Shkodres nje verpimtari kushtuar jetes dhe vepres se shkrimtarit te shquar shqiptar Martin Camaj i cili u nderua nje muaj me pare me titullin e larte Nderi i Kombit. Permes nje fotoekspozite bashkevendasit e tij u perpoqen te sjellin momentet me te rendesishme te jetes dhe vepres se zotit Camaj duke e vleresuar ate si nje nga figurat me te shquara te Dukagjinit.


Shkrimtari dhe albanologu Martin Camaj u nderua sot nga bashkvendasit e tij te grupuar ne shoqaten artdhetare Dukagjini permes nje veprimtarie ne nderim te vepres dhe jetes se tij. Ne fotoekspoziten e hapur me kete rast pasqyrohen aspektet me te rendesishme te jetes dhe vepres se Camajt kesaj figure te shquar qe sipas Ndue Sanajt megjithese jetoi dhe punoi ne mergim gjithe vepren dhe jeten ia kushtoi atdheut dhe vendlindjes Dukagjinit.

Martin Camaj qe ne moshe te re kur u largua nga vendlindja gjeti ne Gjermani hapsiren lirine ku edhe shpertheu talenti i tij duke u bere nje gjuhetar letrar etnograf dhe albanolog nje ambasador i kultures kombetare ne Europe. Jo vetem familja por edhe ne Shkodra dhe Shiperia jane krenare per kete figure te madhe.

Rreth nje muaj me pare Martin Camaj u nderua me titullin e larte Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqiperise ndersa sot Keshilli Bashkiak i Shkodres e shpalli Camajn Qytetar Nderi i Shkodres.

Profesor Tomor Osmani thote se megjithse me vonese vleresimet dhe nderimet per Martin Camaj i perkasin kontributit te tij te shquar ne fushen e letrave shqipe.

Martin Camaj eshte nje figure e shquar poliedrike nje figuree e madhe jo vetem ne letersi por edhe ne gjuhesine tone. Me te vertete ai vleresohet si letrar ku pak dite me pare u botua edhe vepra e tij ne 10 vellime si dhe u nderua me titullin Nderi i Kombit por per mendimin tim ne nje aspekt te vecante ai vleresohet edhe per kontriutin e tij per gjuhen shqipe.

Martin Camaj lindi 85 vjet me pare ne fshatin Temal te Dukagjinit. Pas ardhjes ne pushtet te komunisteve ne vitin 1948 Martin Camaj u largua nga Shqiperia fillimisht drejt ish Jugosllavise me pas drejt Italise per te perfunduar ne Mynih te Gjermanise. Martin Camaj u nda nga jeta ne vitin 1992 ne kohen kur vepra e tij thuajse ishte e panjohur ne Shqiperi per shkak te censures komuniste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›