E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oferta e supozuar e PS reagon kryeministri Rama politike megafonesh propozimi te dorezohet ne Kuvend

21-11-2010 / Gazeta 55

- Kryeministri Berisha konference per shtyp pak ore pas kthimit nga kryeqyteti portugez ku per dy dite me radhe u zhvillua mbledhja e samitit te liderve te NATO-s per konceptin e ri strategjik te Aleances - Lisbona kryeqyteti i reformave qe garantojne paqen dhe sigurine globale Kryeministri Sali Berisha vleresoi sot permes nje konference per shtyp pas kthimit nga Portugalia se punimet e samitit te NATO-s atje ishin nje sukses i vertete. Ne daljen e pare publike kreu i qeverise vleresoi angazhimin e krereve te Aleances Veri-Atlantike per ti dhene botes me shume paqe dhe siguri. Berisha vleresoi miratimin e dokumentit te ri te NATO-s i cili rregullon rolin dhe misionin e Aleances se shekullit. Nga 19 deri ne 20 Nentor ne Lisbone u zhvilluan 4 samite te lidhur ngushte njeri me tjetrin. U zhvillua samiti i NATO-s per te miratuar konceptin e ri strategjik dokumentin themelor te aleances per shekullin e ri. Dokument i cili percakton te gjithe reformat e nevojshme strukturore dhe te gjithanshme rreziqet aktuale dhe perspektive rolin dhe misionin e Aleances te shekullit. Rruget mjetet e garantimit te plote te lirise paqes dhe sigurise. Vendet anetare te NATO-s pas samitit te themelit te saj 61 vjet me pare samitit i Lisbones u vleresua dhe eshte samitit me i rendesishem ne historine e Aleances- u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se ne kete samit u be nje rivleresim i rreziqeve potenciale dhe reale dhe te atyre qe vijne e vendosi theksin te terrorizmi nderkombetar tek sulmet tek garantimi i rrugeve te lirise. Pra aleanca do te pershtase te gjithe potencialin e saj. U vendos te krijohet mbrojtja anti-raketore. NATO shpreh angazhimin e saj per te vazhduar kontributin per paqen dhe sigurine ne rajon per te vazhduar kontributin e saj ne garantimin e dyerve te hapura per integrimin e vendeve te tjera ne NATO. Aleanca Veri-Atlantike qendron me lart se kurre ne vizioni dhe mjetet me te cilat ajo do te mbroje paqen dhe stabilitetin e vendeve anetare. Dokumenti mori mbeshtetje unanime u shpreh kenaqesi e madhe me vitalitetin aftesite formuese qe Aleanca zoteron te lidershipit vizionar te SHBA-ve per pasionin e vendeve anetare. Krahas ketij samiti ne Lisbone u mbajt edhe samitit i tjeter NATO-Rusi. Ne kete samit nga federata e Rusise u perfaqesuan nga presidenti Dimitri Medvedev. Samiti vendosi per nje partneritet dhe nje bashkepunim konkret te NATO-s ne Rusi ne mbrojtjen raketore ne fushen e terrorizmit dhe fusha te tjera. Bashkepunim i cili e ben Europen dhe Boten me te sigurte se kurre ne tere historine e tyre. Ky ishte nje sukses i madh. Para se gjithash i vizionit te Presidenti Obama i cili hodhi nje teze te re dhe debatin e madh qe shpertheu lidhur me instalimet e raketave ne disa vende me ftesen drejtuar presidentit Medvedev kur Rusia duhet te angazhohet direkt me NATO-n per sistemin anti-rakete per ta bere Evropen dhe Boten me te sigurt. Ne fjalen e presidentit Obama te presidenteve dhe kryeministrave te NATO-s te presidentit Medvedev spikati nje vullnet i qarte per nje bashkepunim per paqen dhe sigurine ne bote. NATO-ja beri nje hap te madh gjigant ne drejtim te angazhimit per nje partneritet frytdhenes dhe serioz te vendeve qe jane te gatshme te kontribuojne per paqen dhe sigurine globale- theksoi Berisha. Ne Lisbone vendin ku u vendosen reformat e medha te NATO-s u mbajt edhe samiti i vendeve te angazhuara ne Afganistan. Kryeministri tha se zyrtaret e larte te NATO-s Sekretari i Pergjithshem i OKB Presidenti i Afganistanit komandanti i trupave te ISAF shprehen gatishmerine per te bashkepunuar ne nje koncept te ri. Aty u paraqit progresi i realizuar gjate ketyre dy viteve te fundit ne luften kunder talebaneve vendosmerine e NATO-s te vendve te ISAF per te ecur drejt nje tranzicioni ku i gjithe padronimi te kalojne duart e forces se sigurise afgane dhe qeverise afgane. Presidenti Obama dhe kreret e shteteve dhe qeverive te NATO-s u shprehen se jemi ne Afganistan per te ndihmuar popullin dhe qeverine afgane kunder regjimit te talebaneve- deklaroi me tej kryeministri Berisha. Shqiperia mbeshtetje te plote konceptit te ri strategjik Berisha tha se mbeshteti ne samitin e NATO-s dokumentin e ri strategjik si nje koncept themelor per reformimin e Aleances ne misionet e saj. Shpreha mbeshtetjen e Shqiperise per konceptin e ri strategjik dhe zotimin per te vazhduar reformat e thella per tiu pergjigjur aleances aty ku te jete nevoja. Berisha tha se ka informuar vendet e NATO-s se Shqiperia edhe pse vendi me i ri i kesaj Aleance ka rritur kontributin e saj ne Afganistan. U angazhova se qeveria do te zgjeroje me tej bashkepunimin sikunder do te kontribuoje per ndertimin e Afganistanit vecanerisht ne fushen e arsimit- tha Berisha. Kreu i qeverise theksoi gjithashtu se NATO shprehu vleresim edhe per Kosoven. Aleanca theksoi se do te qendroje e pranishme ne shtetin e ri si dhe shprehu vleresime per FSK per kontributin e tyre atje- theksoi kryeminsitri. Shefi i ekzekutivit tha se gjate fjales se tij ka shprehur gatishmerine edhe per integrimin e vendeve te tjera ne Aleance per te cuar ne nje rang te ri dimensionin e garantimit te paqes dhe sigurise. Takimet ne Lisbone kryefjala progresi i Shqiperise ne rrugen e integrimit Shefi i ekzekutivit Sali Berisha informoi dje se gjate qendrimit dy ditore ne Lisbone ne kuader te samitit te NATO-s ka gjetur rastin te zhvilloje takime me personalitete te rendesishme te politikes evropiane dhe boterore. Kreu i qeverise tha se ka takuar presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama i cili ka pergezuar rolin kontribuues te Shqiperise ne NATO si dhe ka vleresuar kursin reformator te qeverise. Nje bisede te shkurter shume te perzemert pata me Presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe une dua ti informoj shqiptaret se Presidenti me tha se do te doja shume te vizitoja shume Shqiperine dhe se me shume interes dhe vleresim une njoh te gjitha zhvillimet dhe arritjet e ketij vendi ne te cilat pata rastin te theksoj se kombi e qeveria e tij kane kontribut madhor- deklaroi Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se samiti i NATO-s ishte rast i perkryer per te takuar personalitetet e BE-se per te promovuar rrugen e Shqiperise drejt integrimit. Berisha ka marre garancine e kancelares Merkel dhe presidentit Sarkozi per te vizituar Shqiperine shume shpejt. Ne samit u takova me Presidentin Sarkozi. Me rikonfirmoi vendimin e tij per te vizituar Shqiperine. Kete ma tha ne nje bisede te zgjeruar me kancelarin Merkel e cila gjithashtu me ri-konfirmoi vendimin e saj per te vizituar Shqiperine. Gjithashtu pata nje diskutim me mikun tim Berluskoni kryeministrin e Britanise se Madhe David Cameron kryeministrin e Spanjes Zapatero ate te Belgjikes Luksemburgut Cekise Polonise Sllovenise etj. Pra e gjithe koha u shfrytezua per takime intensive- tha Berisha. Kryeministri ka garantuar bashkebiseduesit e tij se Shqiperia do respektoje me perpikmeri rregullat e levizjes se lire ne Schengen. Shpreha gatishmerine e qeverise shqiptare per te siguruar plotesisht zbatimin me korrektesi te rregullave te levizjes se lire ne Schengen si dhe shmangien e cdo tendence abuzimi- tha Berisha. Oferta e supozuar e PS reagon kryeministri Cdo propozim te dorezohet ne Kuvend Kryeministri Sali Berisha i apelon edhe njehere publikisht Partise Socialiste qe te dorezoje ne Kuvend draft-propozimin e saj per terheqjen nga fletet e votimit dhe hetimin e kufizuar te zgjedhjeve te 2009-es. Kreu i qeverise perseri dje ne konferencen per shtyp pas kthimit nga Lisbona se mazhoranca do e shqyrtoje me perparesi oferten e re te socialisteve por me pare ajo duhet te dorezohet ne Parlament. Pyetjes i kam dhene pergjigje. Te dorezohet dokumenti ne parlament dhe garantoj qe do shqyrtohet me prioritet. Une nuk e kam per shtat politiken e megafonit- tha Berisha. Shefi i mazhorances garantoi opoziten se do trajtohet me seriozitet cdo propozim i saj mjafton qe kerkesa te mos bjere ndesh me ligjet dhe kushtetuten e vendit. Ajo cka une zotohem eshte se cdo kerkese e paraqitur ne perputhje me proceduren ligjor ne parlament nga PS do shqyrtohet. Cfare e pengon parlamentin E pengon kambana qe mungon. Nuk eshte dorezuar asnje dokument. Ai propozim do shqyrtohet me seriozitetin e duhur. Ne kemi dy parime baze kete ceshtje respekt te plote te ligjit dhe Kushtetutes dhe respekt te plote ndaj te drejtave te opozites. Une po pres dokumentin. Nese ka nje prapavije per mos dorezimin e propozimit atehere kjo eshte nje megafon dhe asgje tjeter- tha Berisha. Nuk do jete larg dita kur Shqiperia te organizoje nje samit te NATO-s Absolutisht nuk do te jete e larget dita kur Shqiperia ta marre kete nisme. Aktualisht eshte pak e veshtire por ne te ardhmen jo te larget ky do te jete nje realitet i madh dhe jashtezakonisht i rendesishem. Incidenti Vokshi Berisha Akt i papergjegjshem Thaci me premtoi zbardhjen e ngjarjes Ky ka qene nje akt i papergjegjshem dhe vetem kaq. Kryeministri i Kosoves me ka telefonuar po ate nate dhe ka paraqitur ndjesen e tij me ka kerkuar tia percjell deputetes Vokshi ndjesen e tij per aktin dhe ka garantuar se do te nxirren te gjitha pergjegjesite. Me tutje eshte kaq e vetem kaq dhe absolutisht asgje tjeter. Jane gjera qe ndodhin por ka nje qeveri e cila qendron teresisht ne pozicionet e duhura dhe nuk ka asnje koment tjeter per kete.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›