E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana në udhëkryq sot skadon ultimatumi i Halilit

TIRANE-Skuadra e Tiranes duket ende në pikën "zero", teksa situata në klubin bardheblu mbetet ende e turbullt edhe pas mbledhjes së zhvilluar në fillim të javës. Sot skadon ultimatumi i vënë nga presidenti Refik Halili, që i ka kërkuar klubit të marrë një vendim nëse ai do të vazhdojë të jetë president apo në rolin e një sponsori të thjeshtë. Halili ka ka deklaruar se në rast se do të qëndrojë si sponsor i vetëm do të japë 1 miliard lekë, por këtë herë do të punohet sipas kushteve të tij. Pra, presidenti duhet të administrojë edhe të ardhurat dytësore të klubit, që janë ato nga pjesëmarrja në Evropë, nga biletat dhe nga reklamat. Situata gjithsesi mbetet konfuze dhe për t'i hedhur benzinë zjarrit kanë mjaftuar fjalët e shefit të klubit Dimraj dy ditë më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›