Tirana pa hapesira te gjelbra bashkia ua merr komunave

Specialistet e mjedisit Rama ne jug te qytetit zgjeron vijen e verdhe duke u marre hapesire komunave te tjera hapesira qe komuna e Paskuqanit apo e Farkes nuk i kane prekur
Gjelberimi ne Tirane eshte 4.5 m2 per fryme dhe aktualisht kjo eshte norma me e ulet e hapesirave te gjelbra te kryeqyteteve ne Evrope. Ne Planin Rregullues te Tiranes kjo norme parashikohet te dyfishohet brenda 20 viteve ne 9 m2/banore. Mirepo panorama qe ofron Tirana prej vitesh me pallate shumekateshe dhe sheshe te betonizuara ngre pyetjen se ku do te shtohen keto hapesira te gjelbra. Specialistet e mjedisit sqarojne se kryebashkiaku Rama do ti gjeje te gatshme. Bashkia e Tiranes do te shtyje vijen e verdhe te qytetit drejt hapesirave te lira te gjelbra te komunes se Farkes dhe Paskuqanit.
Gjelberimi
Aktualisht perceptimi per hapesirat e gjelbra ka mbetur shprehje gjeografike dhe nocion abstrakt nderkohe qe pritet qe plani rregullues i kryeqytetit qe pretendon te ndryshoje kete gjendje te shtoje jo pak por 175 ha hapesire te gjelber. Specialistet sqarojne se plani rregullues disbalancon zhvillimin e hapesirave te gjelbra duke i dhene prioritet zhvillimit te hapesirave ne pjesen juglindore Liqeni Artificial ndersa zona veriore sic eshte Lapraka jane lene pa hapesira te gjelbra. Shtimi i hapesirave te gjelbra nga Bashkia e Tiranes nuk eshte perpjekje e ketij institucioni pasi kryebashkiaku Edi Rama ne jug te qytetit zgjeron vijen e verdhe duke u marre hapesire komunave te tjera hapesira qe komuna e Paskuqanit apo e Farkes nuk i kane prekur shprehen specialistet. Sipas tyre permes saj ne nuk morem informacion se si do te reduktohet ndotja e ajrit dhe cfare do te ndodhe me zonat industriale.
Aktualisht specialistet deklarojne se per te marre nje nisme me te tille ne duhet te dime nivelin e ndotjes ne kete zone ne rast se ka. Me pas te kryhen studime per te pare ne rast se ka ndotje a perbejne rrezik per shendetin dhe jeten e atyre banoreve. Shkencerisht rregullimi i trafikut ul nivelin e ndotjes por kjo arrihet permes tre faktoreve fillimisht duhet te kete infrastrukture te pershtatshme duhet qe transporti publik te jete i zhvilluar dhe te kete transport alternativ sic jane bicikletat. Dhe ne rast se keta tre faktore nuk jane pjese e planit atehere ai plan eshte i cunguar.
Taksat
Nderkohe qe nga viti ne vit bashkia ka rritur ne vazhdimesi taksat vendore. Cdo vit kryeqytetasit duhet te nxjerrin nga xhepat e tyre me shume leke per pastrim gjelberim grumbullim dhe heqje mbeturinash ne nje vend ku mungojne jo vetem koshat por edhe ku hapesirat e gjelberimit mbajne kuotat me te uleta ne Evrope. Pavaresisht kesaj kryebashkiaku Edi Rama u ka kerkuar qytetareve te Tiranes qe te paguajne per pastrimin 5000 leke te reja dhe per gjelberimin 500 leke te reja. Nje mije leke deri ne 5 mije leke te vjetra me shume do te paguajne qytetaret e Tiranes per pastrimin dhe gjelberimin e qytetit. Edhe kete vit Bashkia e Tiranes ka rritur tarifat e takses se pastrim-gjelberimit duke bere qe cdo kryeqytetas te paguaje per pastrimin 500 leke te reja me shume se vitin e kaluar dhe per gjelberimin 100 leke te reja. E vetmja takse e pandryshuar eshte ajo e nderteses e cila vazhdon te jete 10.5 leke m2 per ndertesat e para 1993-shit ndersa per ato pas 1993 eshte 21.0 leke m2.