Ronaldo te Junajtid dhe Runi te Çelsi?!
SPANJE- Portugezi i Real Madridit, Ronaldo, mund të kthehet në futbollin e vendit që ai tashmë e quan “shtëpi”. Drejtori ekzekutiv i Mancester Junajtid ka qenë në Madrid, ku ka takuar Jorge Mendes, superagjentin, i cili menaxhon mes yjeve të tjerë edhe portugezin.
Ronaldo kishte folur më herët me Fergusonin, duke i treguar atij se ka ndërmend të kthehet në ish-ekipin e tij sezonin e ardhshëm. Kësisoji, kampionët e Premier Ligës e dinë dëshirën e lojtarit, por nuk kanë të qartë se cili është çmimi që duhet të paguajnë për të siguruar shërbimet e luzitanit. Pas shpalljes së tërheqjes së Sër Aleks Ferguson, këto thashetheme mund të jenë më të pakta. Mbetet të shihet nëse do të kemi një rikthim të Ronaldos, apo trajneri i ri Moyes do mundohet të bindë Runin për të qëndruar në “Old Trafford”.
Edhe pse është publikuar nga “The Guardian” se Runi është pranë Bajernit, kërkohet me ngulm edhe nga PSG-ja, një zëdhënës i Junajtid tha të mërkurën se Uejn nuk është në shitje. Sidoqoftë, klube si Çelsi, PSG dhe Bajerni janë të interesuara për atë, nëse vetë lojtari dëshiron një “fillim të ri” .
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)