E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përdhunon të sëmurën mendore poshtë urës së Lanës, arrestohet 60-vjeçari

TIRANË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, një 60-vjeçar ka përdhunuar një 52-vjeçare të sëmurë, me të meta mendore poshtë urës së Lanës.

Policia bën të ditur emrin e autorit të kësaj ngjarje të rëndë, Idriz Murati, ndërsa për të dhunuarën jep inicialet M.G, 52-vjeçarja siguronte ndonjë të ardhur minimale, ndërsa përdorte një peshore përballe shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë. Ndërsa 60-vjeçari shiste cigare përballë saj.

Duke e parë të vetmuar dhe të sëmure 60-vjeçari gjeti rastin ta marrë forcërisht 52-vjeçaren dhe të kryente marrëdhënie me të poshtë urës së Lanës, duke shfrytëzuar orët e vona të natës.
(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›