E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana përgatitet për festat e fundvitit

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Tirana pritet të fillojë së shpejti përgatitjet për dekorimin e qytetit me rastin e festave të fundvitit.

Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar që Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve të marrë masat për ndriçimin dhe zbukurimin e hapësirave publike, në përputhje me standardet e sigurisë dhe kriteret estetike të përcaktuara për këtë qëllim.

Gjatë viteve të fundit, kryeqyteti është shndërruar në një nga destinacionet më të vizituara në vend gjatë dhjetorit, falë ndriçimeve festive, panaireve dhe aktiviteteve kulturore që e shoqërojnë.

/e.i/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›