E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 e pabesueshme Hulkenberg ne pole

Sot ne garen e Brazilit Alonso do te niset pas Fetelit Veberit e Hemilton

Asfalti nuk ishte i thate por jo i gjithi i lagur. Provat zyrtare ne Interlagos ishin nje rulete dhe fitues ka dale piloti te cilin nuk e priste askush Niko Hulkenberg. Gjermani i Uilliamsit ka befasuar te gjithe dhe ka fituar pole position-in e GP-se se Brazilit qe ne garen e stome mund te shenoje edhe fituesin e Boterorit. Por per fatin e keq te tifozeve ferrariste Fernando Alonso nuk ka mundur te triumfoje perballe dy rivaleve te Red Bullit Sebastian Fetel dhe Mark Veber qe megjithate jane treguar te afte te mos bejne surpriza negative dhe kane fituar vendet dy dhe tre ne nisje. Alonso ka bere nje gabim te vogel ne tentativen e tij te fundit te shpejte dhe sot do te duhet te startoje nga radha e trete perpara tij eshte edhe MekLareni i Ljuis Hemilton. Pa dyshim qe anglezi mund te konsiderohet nje klient i keq.

Kapriciot e motit mdash Por cfare ndodhi ne Interlagos Thjesht kane filluar provat zyrtare ne asfalt te lagur per gomat e mesme dhe sesioni i trete eshte zhvilluar ne kushtet e nje piste qe po fillonte te thahej. Moti ka qene nje planprishes autentik per te gjithe ne fund ai qe ka shkelqyer ishte Hulkenberg. Gjermani ne pole-in e pare te karrieres ne finale te sesionit e kishte veturen me asetet me te mira dhe ne trajektoret e sapothara ishte me i afte se te tjeret. Sigurisht qe eshte nje surprize e madhe per Uilliamsin qe ka edhe Ribens Barrikelon ne vendin e shtate dhe sepse nuk mundej te nisej nga pole qe nga Cmimi i Madh i Europes ne Nurburgring ne 2005 me Nik Hajdfeld.

Kthesa e pare mdash Ne perspektiven e gares megjithate per Ferrarin nuk ndryshon shume ne sensin qe dihej se do te ishte nje gare disi ne mbrojtje dhe keshtu do te jete. Me Hulkenbergun qe do te bezdise dy pilotet e Red Bullit sot mund te ndodhe gjithcka ne kthesen e pare dhe Alonso do te kerkoje te perfitoje. Do te duhet te garohet ne asfalt te thate dhe eshte para qe gjithsesi Ferrari mund te zhvilloje nje gare te mire. Lajmi me pak i mire eshte vendi i nente i Mases pas Kubicas dhe Mikael Shumakerit. Sigurisht qe eshte nje pozicion jo i mire per te ndihmuar Alonson.

Provat e mengjesit mdash Ne provat e lira ne mengjes te zhvilluara nen nje shi te dendur kohen me te mire e kishte shenuar Robert Kubica me Renault. Polaku kishte vene ne rresht Sebastian Fetelin. Gjermani i Red Bull kishte lene pas MekLarenin e Hemilton dhe fy Ferraret e Mases dhe Alonsos. Pastaj Renaulti i dyte i Petrov e Toro Roso i Buemi. Mark Veber rivali kryesor i Alonsos ne luften per titull beri pak xhiro vetem 6 dhe u duk i kenaqur nga asetet e Red Bullit te tij. Por ne fund pervecse Fetelin ka pare para tij edhe Hulkenbergun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›