Adoleshentet 4 per qind kane tentuar te vetevriten
Nxenesit e shkollave te mesme pranojne se jane ndjere te pashprese per me shume se dy jave rresht ne vitin e fundit cka ka ndikuar ne devijimin apo ne moskryerjen e veprimtarise se tyre te perditshme. Te dhenat vijne nga Instituti i Shendetit Publik. Per te pare prirjet e sjelljeve ne risk te te rinjve specialistet kane riperseritur studimin kombetar te vitit 2004-2005 duke sjelle te dhena te reja. Studimi ka perfshire 12 qarqet e vendit me me shume se 5000 nxenes dhe eshte realizuar ne dy faza. Sipas specialisteve krahasuar me 5 vjet me pare ka nje rritje te perqindjes se nxenesve qe shfaqin shenja te depresionit apo kane menduar vetevrasjen.
Statistikat
Pyetjet qe u jane bere nxenesve te shkollave te mesme ne kete pjese matin trishtimin mendimin perpjekjet si dhe seriozitetin e ketyre perpjekjeve per te
kryer vetevrasje thuhet ne studim. Sipas tyre gjate vitit te fundit shkollor 26.3 e nxenesve te shkollave te mesme ishin ndjere te pashprese pothuajse cdo dite per 2 jave rresht gje e cila kishte ndikuar ne moskryerjen e veprimtarise se tyre te perditshme. Prevalenca e te ndjerit pa shprese pothuajse cdo dite per dy jave rresht ose me shume eshte ne menyre sinjifikante me e larte tek femrat 32.7 krahasuar me meshkujt 17.2 sakteson studimi. Rreth 7.4 e nxenesve te shkollave te mesme kishin menduar seriozisht per te kryer vetevrasje gjate 12 muajve te fundit para studimit. Gjate ketyre viteve prevalencat e te menduarit seriozisht per te kryer vetevrasje si dhe te qenit te pashprese cdo dite per dy jave rresht eshte rritur ne krahasim me studimin e vitit 2005 nenvizojne specialistet. Sipas tyre nuk verehet ndonje ndryshim midis meshkujve dhe femrave te cilet jane perkatesisht 4.8 dhe 6.8. Ne ndarjet sipas klasave vihet re nje prevalence dy here me e madhe ne klasat e 10-ta perkatesisht 9.6 krahasuar me klasat e 11-ta dhe te 12-ta 3.9 dhe 4.6.
Tentativa per vetevrasje
Gjate vitit te fundit shkollor perpara studimit 4 e nxenesve te shkollave te mesme kishin provuar te kryenin vetevrasje nje ose me shume here thuhet ne studimin e ISHP-se. Sipas tij kjo ndarje midis meshkujve dhe femrave qe kane kryer nje veprim te tille eshte perkatesisht 2 dhe 5.4. Gjate 12 muajve te fundit perpara studimit 1.4 e nxenesve te shkollave te mesme kane provuar te kryejne vetevrasje e cila ka rezultuar si helmim ose overdoze nenvizon studimi. Sipas analizes se te dhenave bazuar ne ndarjen sipas klasave gjetjet per pyetjet e pjeses per vetevrasjet nuk kane ndonje ndryshim domethenes. Ajo qe vihet re eshte nje perqindje pak me e larte tek klasat e 10-ta qe i perkasin moshes 15 - 16 vjec per pyetjen a keni planifikuar ndonjehere te kryeni vetevrasje qe eshte respektivisht 9.6 klasa e 10-te 3.9 klasa e 11-te dhe 4.6 klasa e 12-te.
ZIRINA LLAMBRO