E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, probleme me furnizimin, ujësjellësi remonti deri në qershor

Rreth 60% e lagjeve të Tiranës për rreth dy ditë nuk u furnizuan me ujë për shkak të një ndërhyrjeje remonti që po bën Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës. Drejtuesit e këtij institucioni sqaruan se ndërprerja e furnizimit me ujë erdhi si pasojë e një avari që u ndesh gjatë procesit të rikonstruksionit të pusetës kryesore. Pikërisht kjo pusetë bën shpërndarjen e 60% të ujit në gjithë Tiranën. Valvulat e avarisë dhe të sigurisë tek kjo puset nuk kanë funksionuar dhe si rezultat ka nisur shkarkimi në mënyrë të pavullnetshme i ujit që dilte nga impianti i Bovillës, në drejtim të qytetit të Tiranës. Punimet për riparimin e saj do të vazhdojnë deri sa të rregullohet defekti. Por nga ana tjetër, Tirana do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë edhe në ditët në vazhdim, pasi Drejtoria e Ujësjellësit do të vazhdojnë rikonstruksionin e rrjetit, i cili pritet të vazhdojë deri në fund të muajit qershor me qëllim që në muajt korrik, gusht, shtator, tiu garantohet qytetarëve të Tiranës që do të kenë ujë dhe do të furnizohen me ujë ndryshe nga vitet e tjera. Nga defekti i ndodhur mbeten pa ujë 60% e lagjeve të qendrës së Tiranës, rruga te Selvia, qendra e Tiranës, rruga Siri Kodra, Kinostudio, një pjesë e Laprakës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›