Tirana "pushtohet" nga qentë e rrugës

Tirana është pushtuar nga qentë, jo vetem nëpër lagje periferike por edhe në qënder dhe rrugë kryesore, qentë i gjen ngado. Zakonisht kur dalim në rrugë jemi mësuar të kemi kujdes nga makinat, por tashmë duhemi të ruhemi nga qentë e rrugës të cilët nëse kanë uri edhe mund të të kafshojnë, po ashtu nuk duhet të nxitosh se qeni nxehet e gjëmon.
Megjithëse Bashkia e Tiranës ka nisur disa here fushatën për heqjen e qenve nga rruga, ende nuk ka bërë asgjë pasi qenë mund të gjesh me qindra ngado. Këtu në Shqipëri, nëse sheh një qen në rrugë nuk duhet të habitesh, ndërkohë që në çdo vend të botës kushdo që sheh një qen lajmëron menjëherë policinë zjarrfiksen apo institucion e parë të ndihmës që ka më afër.