E Diel, 1 Nëntor 2026

"Zyber Hallulli", shënon numrin më të ulët të fëmijëve jetimë

Mbas shumë vitesh shtëpia e fëmijes në kryeqytet "Zyber Hallulli" shënon numrin më të ulët të fëmijeve që jetojnë në këtë strehë. Aktualisht në këtë shtëpi jetojnë 35 fëmijë. Sipas psikologes së kësaj shtëpie Enkeleda Medha kryesisht në këtë shtëpi tashmë ndodhen fëmijët të cilët nuk i kanë prindërit për arye të ndryshme apo edhe fëmijët që vijnë nga rruga. Ajo që ka ndikuar sipas saj në uljen e numrit është fakti se në këtë shtëpi ka pak fëmijë më një prindër, kontigjent i cili më parë zinte pjesën kryesore të fëmijeve. Sipas saj kjo ka lidhje me ndryshimet socialo -ekonomike që kanë ndodhur në vend në peridhen e demokracisë.
Megjithë kushtet që ofrohen në këtë strehë, ajo që bie në sy është se fëmijet të cilët nuk kanë dëshirë të qëndrojnë aty janë fëmijet e rrugës. Sipas drejtuesve të kësaj qendere këta janë edhe fëmijët më problematike me të cilet duhet të punohet me shumë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›