Tirana rigjallërohet pas festave
Tirana rimerr vehten pas festave. Të gjitha rrugët janë rigjallëruar, ndërsa njerëzit nxitojnë t'i rikthehen normalitet. Pas një dite heshtjeje të plotë që mbizotëroi kryeqytetin pas natës së ndërrimit të viteve, atmosfera ka lënë përgjumjen. Një pjesë e njerëzve u janë rikthyer punëve të përditshme dhe aktiviteteve rutinë, ndërsa disa të tjerë vijojnë vizitat sipas traditës festive. Edhe trafiku rrugor nuk ka qenë tepër i qetë, krahasuar me një ditë më parë. Lëvizjet e mjeteve janë shtuar dukshëm. Madje disa akse kanë qenë tepër të ngarkuar duke llogaritur që njerëzit nuk kanë përfunduar ende pushimet e këtyre ditëve feste. Kështu dalëngadalë, ai shkëlqimi i festave të fundvitit që na bënte të ndienim motivim dhe optimizëm, po bie. Një vit i ri, do të thotë përpjekje të reja dhe shumë punë që presin përpara.