Familjet shqiptare preferojnë të lindin më pak fëmijë
Familjet shqiptare po tkurren gjithnjë e më shumë. Çiftet e reja, janë të prirura për të lindur sa më pak fëmijë. Të dhënat pranë maternitetit më të madh të vendit, "Mbretëresha Geraldinë", flasin për një numër gjithnjë në ulje të bebeve, dhe kjo mesa duket ëhstë e ndikuar prej vetë kushteve ekonomike familjare, por edhe martesave që shumë cifte vendosin t'i kryejnë në moshë më të madhe sesa mesatarja e para 2 dekadave. Nga 1 janari i vitit 2008 , deri më 30 dhjetor të po këtij viti, kanë ardhur në jetë 5672 fëmijë, nga të cilët 2667 janë të seksit femër dhe 3005 të seksit mashkull. Një numër që sipas mamisë kryemamisë së maternitetit, ka ardhur në rënie nga viti në vit. Dëshira për të bërë karrierë, për shumë femra është konsideruar një pengesë për të zgjeruar familjen e saj. Por kështu, edhe vështirësitë për të ruajtur vendin e punës kushtëzojnë familjet e reja, të mos lindin shumë fëmijë.