E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri 2009, festa e ndërrimit të viteve në Shqipëri e Bote

Ndërrimi i viteve në kryeqytet është pritur mes fishekzjarrëve dhe tingujve të muzikës. Dhjetëra vetë ishin mbledhur në "Sheshin "Skenderbej" për të pritur ardhjen e Vitit të Ri 2009-të. Për këtë vit koncerti madhështor titulluar "Festojmë së bashku", ngjiti në skenën e ndërtuar në qendrën e kryeqytetit muzikën e lehtë shqiptare, muzikë popullore, të shoqëruara me vallet tradicionale, numrat e Cirkut të Tiranës dhe disa grimca humori nga aktorët humoristë.Këngëtarët që shoqëruan gjatë kësaj mbrëmje artëdashësit e muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare ishin Irma dhe Eranda Libohova, Pajtim Struga, Valbona Mema, Valbona Halili, Bujar Çiçi, Greta Zani e shumë këngëtarë të tjerë.Efektet e ndriçimit, muzika non stop, gjallëria, lëvizjet marramendëse dhe joshja gjigande e kësaj qëndre e bënë më të magjishme natën e ndërrimit të viteve.Ndërkohë edhe restorantet, diskoteka apo pub-i, argëtimi dhe atmosfera festive e ambientit, kanë qënë pjesë e kënaqësisë së natës së Vitit të Ri.Ardhja e Vitit të Ri në Auckland është përcjellë me një shpërthim të madh fishekzjarrësh. Qyteti i Zelandës së Re e ka nderin ta presë i pari çdo fillim viti.Fishekzjarrë të mëdha dhe sirena të anijeve e kanë përshëndetur ardhjen e vitit 2009 në qytetin më të madh në Zelandën e Re. Organizatorët nuk kanë kursyer para në fishekzjarre, duke shpjeguar se gjithash dëshirojnë t'i gëzojnë njerëzit në pritje të një viti krize.Viti i Ri disa orë para Evropës është festuar në Sidney që u ndriçua nga fishekzjarrët. Në qendrën e qytetit australian u mblodh një turmë rekorde prej 1.5 milionë vendasish dhe turistësh, që ndoqën shpërthimin e dritave rreth të famshme rreth Opera House me rastin e ardhjes së Vitit të Ri. Ndërrimi i Vitit të Ri është pritur me fishekzjarre edhe në Letoni. Në Letoni, vitet u ndërruan një orë para se Viti i Ri të trokiste edhe në Tiranë. Ndërkohë që në Time Square ne New York, nata e ndërrimit të viteve u bë në mënyrë gjigand,ku të pranishëm ishin miliona njerëz. Mijëra fletushka e broshura shumëngjyrëshe u shpërndanë në mbarë sheshin duke u hedhur nga një lartësi e madhe për të parë se cc'pamje do të krijohet para se të bien në tokë. Gjatë ditëvë të mëparshmem, njerëz nga e gjithë bota kanë shkruar mbi këto fletushka urimet e tyre, dëshirat dhe zgjidhjet për vitin 2009-të. Këto konfeti përbëjnë edhe një ndër ceremonitë më të rëndësishme gjatë festimit të vitit të ri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›