E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana shkatërrohet nga Utrecht 4 me 0

Tirana shkatërrohet katër me zero nga Utrecht në ndeshjen e parë të turit të dytë të "Europa League".
Ndeshja është zhvilluar në transfertë në Hollandë dhe skuadra e Sulejman Starovës ka qenë e pafuqishme të ndalë hollandezët. Goli i parë dhe i dytë për Utrecht u shënua nga Wolfswinkel në minutën e 9 dhe 27 të ndeshjes ndërsa Asare shënoi golin e tretë në minutën e 30 të ndeshjes.
Goli i katërt për ekipin e Utrecht u shënua nga Martens në minutën e 75 të ndeshjes.
Ndërsa portieri i bardhebluve Lika ka dalë me karton të kuq në minutën e 85 pas dy kartonave të verdhë. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Tiranë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›