E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë avioni në Kroaci, nuk ka viktima

Një avion i nisur nga Napoli ka marrë flakë në Braç të Kroacisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kroate të cilat bëjnë me dije se avioni ka pasur probleme dhe për pasojë ka marrë flakë duke u djegur plotësisht. Ndërkohë mësohet se avioni çarter ka pasur një ndalesë në aeroportin e Rinasit dhe mësohet në bordin e saj kanë hipur edhe dy biznesme të huaj të cilët ishin në vendin tonë për takime. Avioni "Cesna 550" i kompanisë "Princ Aviation" është ulur në një autostradë dhe në bordin e tyre kanë qënë katër persona por mediat kroate theksojnë se pasagjerët e avionit po marrin ndihmën mjekësore.

Media theksojnë se kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit i cili kishte destinacion Dubrovnikun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›