E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxhovi kremton me nipa ditëlindjen e LDK-së

Është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës megjithatë datëlindjen e partisë nuk e festoj në parti por në shtëpi.

Tortën e përvjetorit të 23-të të këtij subjekti politik, Jusuf Buxhovi e preu me nipat dhe mbesën e tij.

Në rrjetin social Facebook, Buxhovi e ka publikuar një fotografi në të cilën shihet derisa ai kremton me nipërit një ëmbëlsirë në të cilën shkruan “Urime 23 LDK”.

Nga fotografia Buxhovi duket i lumtur përderisa ka vendosur këtë mbishkrim “kremtimi familjar i 23 vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës festoi dje 23 vjetorin e themelimit, ceremoni kjo në të cilën munguan shumë nga figurat themeluese të kësaj partie, në mes të të cilëve ishte edhe Jusuf Buxhovi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›