Gjimnazisti fsheh plumbat në WC

Ditët e fundit të gjysmëvjetorit shkollor , në gjimnazin shoqëror “Shaban Hashani“, të Ferizajt janë përcjellë me grindje në mes të nxënësve që kanë dhënë sinjalizimet se një nxënës është duke fshehur diçka.
Përcjellja e video-incizimeve, nga kamerat e instaluara në shkollë, kontrollimet nëpër klasë si dhe hetimet kanë rezultuar se nxënësi I klasës XII/6 L.SH., ka fshehur tre plumba në tualetin e shkollës, kurse një thikë (brisk) në kulm të shkollës. Ndaj nxënësit do të merret masa e përjashtimit nga shkolla, kurse prokuroria ka hapur rastin për të, raporton Koha.
“Dy ditë pa marrë fund gjysmëvjetori së bashku me zv/drejtorin dhe me një arsimtar kemi bërë kontrollime në klasën e tij, sepse kishim informacione se ai është në një grindje me nxënësit e klasës, por përkundër kontrollimit të çantave dhe xhepave nuk kemi gjetur asgjë, kurse më pas kemi shtuar vëzhgimet në kamerë dhe kemi hetuar se ai shpesh shkonte në tualet gjë që na janë shtuar dyshimet se ai aty po fsheh diçka”, sqaroi rastin drejtori i gjimnazit shoqëror Fejzi Mustafa.
Pas kësaj sipas Mustafës është ftuar policia, e cila më pastaj ka konfirmuar rastin./Indeksonline/