E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana super e ndotur OBSH Ju kushton 500 jete cdo vit

TIRANE- Tirana eshte nje nder qytetet me te ndotura ne Evrope. Alarmi eshte dhene nga ekspertet e Organizates Boterore te Shendetesise te cilet thone se nivelet e ndotjes jane deri ne 3 here me te larta se sa normat e lejuara te BE-se. Tirana ben pjese ne qytetet me te ndotura ne Europe. Ka 500 vdekje ne vit per shkak te
ndotjes. Situata eshte emergjente dhe duhen marre masa konkrete - ka theksuar dje eksperti i OBSH-se Miital Trzyzanawski gjate nje konference te
organizuar nga ministria e Shendetesise per cilesine e ajrit ne vendin tone. Nderkohe qe specialisti i ISHP-se Agron Deliu ka deklaruar se nisur nga parametrat Shqiperia renditet ne vendet e rrezikshme per te jetuar per cilesine e ajrit qe ka. Nderkohe ajo qe eshte vene re dje eshte fakti se zevendesministri i Mjedisit
Taulant Bino ka pranuar me ne fund se duhet nje bashkepunim mes te te gjitha strukturave ne menyre qe te permiresohet sa me shpejt cilesia e ajrit qe thithin
shqiptaret nderkohe qe me pare akuzonte bashkine e Tiranes si shkaktare te ndotjes.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›