E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandum per regjistrimin e femijeve qe jetojne jashte

TIRANE- Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise dhe Qendra Sherbimi Ligjor Falas Tirane TLAS firmosen nje memorandum mirekuptimi qe konsiston ne nxitjen dhe asistencen per regjistrimin e femijeve te lindur jashte territorit te vendit te cilet nuk jane regjistruar ende ne zyrat shqiptare te gjendjes civile.

Zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto tha se marreveshja ishte nje hap tjeter konkret te rendesishem persa i perket sherbimeve qe MPJ ofron nepermjet rrjetit te sherbimit te saj konsullor per qytetaret shqiptare dhe vecanerisht per ata qe i kane lindur femijet e tyre jashte shtetit dhe kane probleme me dokumentet e tyre te lindjes.

Haxhinasto tha se po shqyrtohej mundesia e hapjes se konsullatave te reja vecanerisht ne Greqi ku ka me shume shqiptare por dhe ne vende te tjera.

Me nenshrkimin e ketij memorandumi MPJ angazhohet nepermjet perfaqesive konsullore qe mbulojne rrethin e juridiksionit ne te cilin ka lindur femija te kerkoje prane autoriteteve perkatese dokumentacionin e nevojshem per regjistrimin e femijeve. Ky regjistrim i femijeve do te behet pa pagese prane zyrave te gjendjes civile.
atsh.shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›