E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet ksenofobeAK e PDIU Provokim

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi dhe Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet PDIU kane reaguar sot ndaj thirrjeve anti-shqiptare ne ndeshjen miqerore Maqedoni-Shqiperi qe u zhvilloi diten e djeshme ne Prilep.

Nepermjet deklaratave per shtyp AK dhe PDK denojne thirrjet ne stadiumin e Prilepit duke i quajtur si provokim kombetar.

ALEANCA KUQ E ZI
AK thekson se keto thirrje jane rraciste dhe shoviniste.Nacionalizmi maqedonas eshte primitive dhe i dhunshem. Nuk lejojme te poshterohet simbolet tona. Shqiperia eshte kombi me I qyteteruar ne rajon dhe ne jemi krenar qe jemi shqiptar thekson aleanca Kuq e Zi
Gjithashtu Alenca i kerkon qeverise maqedonase te distancohet nga ky racizem qe eshte shfaqur kunder shqiptareve ndersa ka kerkuar ndershkim te turmave histerike anti-shqiptare.

PARTIA DREJTESI INTEGRIM DHE UNITET
Fyerjet e tifozave maqedonas u drejtohen te gjithe bashkekombasve tane perfshi edhe ata te cilet luajne me fanellen e Maqedonise. Keto fyerje duhet te gjejne pergjigje te menjehershme nga autoritetet shqiptare dhe maqedonase sidomos nga partite shqiptare ne Maqedoni ku harmonia ndermjet dy etnive duhet te jete baze e shtetit maqedonas deklaron PDIU.
Sipas saj nese kjo harmoni nuk arrihet atehere Maqedonia nuk mund te pretendoje te ardhme evropiane si shtet.
Kombi shqiptar si kombi me i lashte ne Ballkan nuk mund te pranoje fyerje nga asnje komb tjeter e nga asnje grupim sidomos ne momentin kur shteti maqedonas mbahet ne kembe pikerisht nga bashkekombesit tane. Reagimi i menjehershem i autoriteteve maqedonase dhe sidomos i partive shqiptare aty eshte tashme nje domosdoshmeri thuhet me tej ne deklarate.

THIRRJET ANTISHQIPTARE
Ndeshja miqesore Maqedoni-Shqiperi e zhvilluar dje ne qytetin e Prilepit u shoqerua me fyerje dhe thirrje anti-shqiptare te tifozeve maqedonas si Shqiptari i vdekur eshte shqiptar i mirehellipdhoma gazi per ShqiptarethellipLufta per Clirimhellip
s.g/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›