E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana synon sllovenin Coralic

Tirana është në kontakte me mesfushorin slloven Alen Coralic një mesfushori gjigant (190 cm, luan me NK Primorje).

Bardheblutë dështuan për të sjellë në kryeqytet, si ish-lojtarin e tyre, Ervin Bulku (aktivizohet me Hajdukun e Splitit në Kroaci) edhe me mesfushorin portugez, Luis Felipe.

I vetmi përforcim i bardhebluve në merkaton dimërore është Gilman Lika. Pranë firmës me presidentin Refik Halili është dhe mbrojtësi nigerian Abraham Aleçenu, ish-lojtar kampion me Tiranën.

Nga Tirana së fundi u largua në drejtim të Flamurtarit, Sebino Plaku. Nga lojtarët që nisën sezonin te Tirana janë larguar edhe Shinik, Silagailis, Babaj, Hallaçi dhe Malindi.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 18 Janar 2011

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›