Tirana, titulli kampion sa pranë!

Tirana në volejboll për meshkuj është vetëm një hap larg titullit kampion, teksa të dielën në mbrëmje, në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Fllakë, ka mundur për herë të dytë Erzenin. Këtë herë 3-1 në ndeshjen e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Tirana e tregon forcën e saj që në setin e parë, teksa e ka fituar 25-15. Reagon skuadra shijakase, e cila fiton 25-23 dhe barazon gjendjen e seteve në 1-1.
Me të njëjtin rezultat fiton Tirana në setin e tretë, teksa më pas në të katërtin është më e motivuar për ta mbyllur takimin. 25-22 dhe krejt ndeshja 3-1. Tanimë edhe një ndeshje i ka mbetur Tiranës për t’u kthyer pas 18 vitesh tek titulli kampion.