E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana uron Pavarësinë e Kosovës, mesazhe nga krerët e politikës shqiptare

Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë përcjell urimet në platformat e tyre online.

“Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë” shkruan presidenti Bajram Begaj.

Po në facebook ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“Gëzuar pavarësinë dhe mbarësi gjithmonë”, shprehet ai.

Mesazhi nuk ka munguar as nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali e cila uroi pavarësinë e Kosovës nga salla e parlamentit, duke kujtuar gjithë sakrificat. Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›