E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana zbret në "stacionin" e dytë të Evropës

Ndeshja ka nisur e mirë për miqtë që kalojnë të parët në avantazh që në minutën e 3-të me anë të Van Volfsvinkel, bërë që të heshtin edhe ata pak tifozë që ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur ekipin bardheblu.

Skuadra e Tiranës, e cila e kishte humbur takimin e parë 4-0, hidhet në sulm për të gjetur golin e barazimit.

Në të 11-tën, mbrojtësi kavajas, Andi Lila, që mbante dhe shiritin e kapitenit, solli barazpeshën për ekipin e drejtuar nga Starova.

Deri në fund të takimit nuk munguan përpjekjet nga të dyja skuadrat për të shënuar, por golin nuk u duk në horizont. Me barazimin e arritur Tirana ka rrëmbyer duartrokitje e tifozerisë dhe të drejtuesve më të lartë të saj.

Kujtojmë që kryeqytetasit kaluan turin e parë në Ligës së Evropës duke eliminuar hungarezët e ZTE.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›