E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo, së shpejti lamtumirë futboll

Ronaldo e ka pranuar se fundi i tij është afër nëse do të hasë përsëri probleme me shëndetin. Braziliani nuk luan me ekipin e tij të Korinthias që prej 9 majit të vitit 2009.

Dëmtim në dorë , kile të tepërta, yndyrë e lartë janë disa nga problemet që po ndikojnë që fenomeni ti thotë lamtumirë futbollit.

Siç dihet braziliani Ronaldo ka rrezikuar disa herë karrierën edhe kur luante në Evropë tek zikaltërit e Interit. Një tjetër faktor që mud të kushtëzojë fenomenin për të braktisur futbollin janë edhe vitet që mban në shpinë plot 34.

Sipas mjekut Joakim Grava Tima që po merret me riaftësimin e shpjetë të Ronaldos, shansi i fundit për të zgjatur edhe pak karrierën e fenomenit do të jetë ndërhyrja që do të kryhet në muajin dhjetor, në rast dështimi të operacionit, Ronaldo do të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›