E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, zhvillim të balancuar me zonat përreth

Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve të ngritura nga grupi teknik që merret me planin urbanistik siç është analiza e situatës ekzistuese urbane, informacioni i grumbulluar për infrastrukturën ekzistuese si dhe për metodologjinë që do të përdorët në hartimin e këtij plani.

Të pranishmit ishin në një mendje lidhur me domosdoshmërinë e zhvillimit të balancuar të Tiranës me zonat përreth. Në këtë takim u prezantua dhe u miratua materiali në formën e detyrës së projektimit që do ti kalohet për miratim Këshillit Bashkiak.

Pas miratimit të këtij materiali dhe me nisjen e artikulimit të ideve të para se si do të projektohet zhvillimi i Tiranës do të nisë edhe  procesi i konsultimeve me qytetarët. Konsultimet e gjëra që do të bëhen për Planin Urbanistik do të jenë në  terma konkretë në mënyrë që zëri i qytetarëve të reflektohet në Planin e ri Rregullues të Tiranës. /Start/

                                                                                             2011-10-26 08:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›