Rexhepi paralajmëron arrestime, pas heqjes së barrikadave
PRISHTINË- Përfundimi i aksionit në zhvillim për heqjen e barrikadave në veriun e banuar me serbë do të pasohet me me vendosjen e rendint dhe ligjit.
Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, ka paralajmëruar aksionin e radhës, që do të pasojë zhbllokimin e rrugëve.
“Pas heqjes së barrikadave prioritet do të jenë zbatimi i rendit dhe ligjit. Njerëzit që kanë bërë vepra kriminale, për të cilat ka aktakuza dhe fletarrestime, do të vihen para drejtësisë. Në afatshkurtër s’mund të japim data, sepse duhet të bisedojmë dhe t’i koordinojmë punët. Duhet një plan”,- ka thënë për Kohën Ditore ministri Rexhepi.
Në veri të Mitrovicës dhe në tri komunat e tjera të veriut të banuara kryesisht me serbë, Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok, Kosova nuk ka mundur ta shtrijë autoritetin e vet kushtetues, prej më shumë se tri vjetësh që kur ka shpallur pavarësinë.
Në këtë pjesë banorët përfaqësohen nga njerëz që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia ka mbajtur ilegalisht në Kosovë dhe shërbimet publike bëhen nëpërmjet institucioneve publike të Serbisë.
(e.m/BalkanWeb)