E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Turqi, bilanci arrin në 432 të vdekur

Herë pas here vijnë edhe lajme që i japin shpresë popullit turk, pasi sot u shpëtuan tre persona të tri gjeneratave të një familjeje; u shpëtua një vajzë 2-javëshe, e ëma dhe gjyshja e saj. Foshnja Azra Karaduman mbijetoi për më shumë se 48-orë nën rrënoja.

Mijëra persona që kanë mbetur pa shtëpi kanë kaluar natën e dytë në tenda në Van dhe Erxhish.

Shpresat për të gjetur të mbijetuar sa vijnë e pakësohen, edhe pse gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme janë gjetur disa persona të gjallë.

Lajme të këqija vijnë nga Qendra Meteorologjike e cila bën me dije se moti në rajonin e goditur nga tërmeti do të përkeqësohet, raporton “Zaman”. Të shumtë janë ata që dy netët e para i kanë kaluar nën qiellin e hapur.

Zyrtarët turq kanë premtuar se do të dërgojnë në vendngjarje mbi 12 000 tenda të tjera ndërkohë që shumë të mbijetuar dhe opozita kanë kritikuar qeverinë se ka dështuar në dhënien e ndihmës së mjaftueshme./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-25 19:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›