E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana zyrtarizon “divorcin” me Bledi Shkëmbin

Tirana ka zyrtarizuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Bledi Shkëmbi. Klubi bardheblu, me një postim në rrjetet sociale ka njoftuar ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës.

Postimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.

KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›