E Shtunë, 31 Tetor 2026

TiranaWeek, ekskursion në Shpellën e Skuterrës

Teatër, kinema, ekskursione apo ekspozita. Zgjidhni mes guidës së Tirana Observer

Filmi ne Kinema MilleniumNëse këtë fundjavë nuk keni bërë asnjë plan dhe ndiheni bosh pa asnjë busull drejtimi, mund të na lexoni ne, dhe të mendoni se çfarë dhe sa gjëra të bukura mund të bëni në dy ditë fundjave. Një guidë plot ide dhe oferta nga më të lirat, vjen çdo të premte në rubrikën TiranaWeek vetëm për lexuesit e gazetës sonë. Çdo fundjavë ne kërkojmë për ju ofertat më të mira, dhe me shumë pak shpenzime, lexoni dhe vendosni!
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

The Great Gatsby në Millennium

Një kast yjesh risjellin në ekranin e madh një histori tragjike dashurie në Nju Jorkun e viteve 20. Kështu romani The Great Gatsby, shkruar nga F.Scott Fitzgerald në vitin 1925, vjen me një përshtatje të re kinematografike 3D që sapo ka tronditur arkëtimet amerikane. Protagonistë të filmit janë aktorët Leonardo Di Caprio, Carrey Mulligan, Tobey Maguire, Joel Edgerton, të gjithë për të treguar historinë e shkrimtarit të ri, Nick Carraëay (Tobey Maguire) që sapo është zhvendosur në Nju Jorkun e viteve 20, të dominuar nga muzika xhaz dhe morali i dyfishtë. Duke ndjekur ëndrrën e tij të madhe, Nick hyn në kontakt me botën e milionerit Jay Gatsby (Leonardo Di Caprio), dikur i dashuri i kushërirës së tij Daisy (Carey Mulligan), e cila u martua me fisnikun Tom Buchanan (Joel Edgerton). Kështu Nick, pasi hyn në botën joshëse të supermilionerëve, bëhet dëshmitar i një realiteti të mbushur me luftë, iluzione, dashuri, mashtrime dhe tradhti. Por ajo që spikat në këtë histori është një histori tragjike dhe e pamundur dashurie. Filmi pritet të jetë një hit, të paktën sipas parashikimeve të medias së huaj e cila vë theksin tek interpretimi, qasja moderne, kostumografia dhe skenografia mjaft e goditur e filmit.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Ekskursion, Shpella e Mbytjes, Skuterrë

High Albania Mountain organizon këtë fundjavë më datë 26 maj një ekskursion në fshatin Skuterrë mbi Krrabë. Ekskursioni do të ketë ecje të lirë që nga fshati e deri në malin që ndodhet sipër fshatit, ku ndodhet edhe shpella. Gjatë këtij udhëtimi do të keni mundësi të futemi brenda në shpellë për të parë stalakmitet, stalaktitet dhe ujëvarat e ngurta që ndodhen brenda saj. Takimi me grupin e High Albania Mountain do të bëhet në orën 9.00 mbrapa Pallatit të Kongreseve. Çmimi i këtij udhëtimi është 1000 lekë për person ku përfshihet transporti dhe guida. Prenotoni në adresën fisnikmuca@yahoo.com, info@highalbania.al, ose në numrat e celularit: 069 40 31 232, 067 20 81636.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Kampionati Kombëtar i Bilardos

Federata Shqiptare e Bilardos zhvillon në datat 20-25 maj, në Sallën Kombëtare të Bilardos në Tiranë, në stadiumin Qemal Stafa, Kampionatin e 11-të Kombëtar Individual të Bilardos. Takimet do të zhvillohen çdo ditë në oraret 9:00 deri në 22:00. Fituesit e këtij kampionati janë kandidatë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Bilardos 2014-të. Gjithashtu bilardistët e kategorisë pupil U16 dhe junior U18 do të shihen me përparësi për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Junior të Bilardos 2014-të.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Andata dhe Ritorno, ekspozitë mbi emigracionin

Të dielën më 2 qershor, në orën 19:00, do të
përurohet edicioni i dytë Andata dhe
Ritorno, një ekspozitë që përmbledh veprat
e disa artistëve të rinj shqiptarë mbi temën e
emigracionit. Ekspozita, e organizuar nga artistët
shqiptar Olson Lamaj, Endri Dani, Remijon
Pronja dhe e kuruar nga Stefano Romano,
frymëzohet nga lëvizja e migrimit drejt Italisë që,
sidomos vitet e fundit, është transformuar. Nuk
është më vetëm nevoja për punësim motivi i
nisjes, por edhe hulumtimi për studime më të
mira universitare. Me përfundimin e
studimeve, të rinjtë shqiptarë kthehen në
Shqipëri dhe përpiqen të ndërtojnë në vendin e
tyre të origjinës një situatë kulturore të re dhe
të larmishme. Punimet do të ekspozohen në Galerinë FAB dhe Galeria Miza në Tiranë, deri në 9 qershor.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Musica Nuda në Teatrin e Operas

Ditën e premte, datë 31 maj, ora 20:00, në
Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, duo-ja
italiane Musica Nuda, që përben një revolucion
muzikor në Itali, do të japë koncertin e saj të
parë në Shqipëri. Musica Nuda është një duo e formuar nga Petra Magoni dhe Ferruçio Spinetti dy artistë të bashkuar nga dëshira për të çuar muzikën në esencën e vet duke nxjerrë në pah të strukturën e brendshme dhe perceptimin e domethënies së saj më të thellë, duke ndërthurur jazz-in, këngën cilësore të traditës italiane, rock-un dhe madje edhe muzikën klasike. Zëri i Petra-s dhe kontrabasi i Ferruçio-s depërtojnë në çdo kompozim që të çojnë në një jetë të re. Zëri i Petra-s është një interpretues emocionesh dhe kontrabasi i Ferruçio-s bëhet orkestër. Koncerti i Musica Nuda-s të fut në një dimension të papritur muzikor dhe emocional: heshtja, edhe ajo si muzikë dhe notat që e thyejnë të çojnë në një botë tingujsh nga e cila do ta ketë të vështirë të dalë.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Duke treguar Tiranën

Ditën e enjte, datë 23 maj, ora 18ºº, në Pallatin
e Kulturës në Tiranë, hapet ekspozita fotografike
Duke treguar Tiranën. Ekspozita përmbledh punimet e realizuara nga nxënësit e dy klasave të viteve të treta të Liceut Artistik të Tiranës nën drejtimin e fotografes Paola Favoino gjatë një kursi prej
tridhjetë orësh organizuar nga Zyra e Shkollave
pranë Ambasadës Italiane, si një prej aktiviteteve shkollore të përfshira në kuadër të Memorandumit Illiria.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Muzikë Live

Flori, Elvana dhe Andi, të gjithë së bashku mblidhen më 6 qershor për të performuar te Rosvelt, që ndodhet në Elbasan. Mbrëmja do të nis në orën 21:00, dhe për informacione të tjera rreth eventit telefononi në: 068 20 94 881.
Vedat Ademi këndon te Lizard Bar, të premten më 24 maj ora 21:00. Kaloni një mbrëmje të veçantë nën tingujt e muzikës live që sjell për ju Vedat Ademi. Prenotoni në 069 20 22 792.
Gent Bushpepa këndon te Charls të shtunën më 25 maj, ora 21:00. Prenotoni në numrin 069 20 22 901
Grupi Burn këndon te Lizard Bar, të shtunën më 25 maj, ora 21:00. Prenotoni në numrin: 069 20 22 792

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›