800 fëmijë duan të largohen nga familja prej dhunës
Dita e fëmijëve të zhdukur, shoqëria civile në protestë
Janë 800 fëmijë shqiptarë që kërkojnë të largohen nga familjet e tyre për shkak të dhunës. Kjo shifër është publikuar dje gjatë ditës ndërkombëtare të fëmijëve të zhdukur. Në kuadër të kësaj dite shoqëria civile ka protestuar përpara kryeministrisë, ndërsa kreu i shoqatës për mbrojtjen e fëmijëve CRCA Altin Hazizaj deklaroi se janë rreth 800 fëmijë shqiptarë që kanë telefonuar në numrin e vënë në dispozicion nga kjo shoqatë që duan të largohen nga familjet e tyre për shkak të dhunës dhe mos plotësimit të kërkesave minimale nga prindërit e tyre. Alarmi jepet nga CRCA ndërsa sipas të dhënave nga prokuroria në dosjet e fëmijëve të humbur prej vitesh në Shqipëri në hetim përveç fqinjëve, të afërmve apo ata që kanë patur kontakte më këta fëmijë, janë edhe vetë prindërit e tyre.
Statistikat
Sipas kreu të CRCA Altin Hazizaj, deri më tani në Alo 116 janë referuar 11 raste fëmijësh të humbur. katër fëmijë janë gjetur brenda ditës dhe janë kthyer në gjirin e familjes, dy të tjerë gjatë gjetur pas kërkimeve një javore ndërsa pesë të tjerë janë ende të zhdukur. Drejtuesi i Alo 116 tha dje se policia e shtetit duhet të intensifikojë kërkimet dhe krijimin e regjistrit për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit. Vetëm gjatë katër viteve të fundit dhjetëra fëmijë janë denoncuar si të humbur, një pjesë e të cilëve nuk janë gjetur edhe sot. Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve te Humbur, shoqëria civile ka kërkuar vëmendjen e të gjitha strukturave shtetërore.
Një pikë e dobët mbeten kërkimet, por edhe mungesa e një regjistri kombëtar për trafikuesit, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve.
Apeli
“‘Alo 116 000′, është nisma e parë e vetme që ju vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve që ndihen të kërcënuar në vetë familjet e tyre. Shoqëria civile në apelin e saj kërkoi dje nga të gjitha institucionet përgjegjëse angazhim serioz për dhe kërkime të vazhdueshme për gjetjeve të fëmijëve të humbur në Shqipëri; krijimin e një procedure standarde për të përkufizuar qartësisht termin fëmijë i humbur dhe përcaktimin e një procedure të saktë dhe të qartë të kalimit nga fëmijë i larguar, në fëmijë të humbur dhe më pas në fëmijë të zhdukur. Gjithashtu një nga pikët e apelit ishte edhe trajtimin me emergjence për rastet e largimit të fëmijëve nga familja dhe shpalljen e një fëmije të humbur brenda gjashtë orëve nga momenti i largimit. Në këtë kontekst është kërkuar që nga organet kompetente të krijohet një regjistër kombëtar për trafikantët, shfrytëzuesit dhe abuzuesit e fëmijëve në Shqipëri.
4 për qind e fëmijëve shqiptarë telefonojnë në Alo 116
800 fëmijë apo rreth 4 % e atyre fëmijëve shqiptarë që telefonojnë në linjën kombëtare për fëmijë “Alo 116″ pohojnë se e shohin largimin nga familja si zgjidhje të problemeve të tyre. Rasti i zhdukjes së Julianit djalit 11-vjeçar, Bleonës dhe shumë fëmijëve të tjerë, tregojnë sesa të vëmendshëm duhet të tregohet jo vetëm familja, shoqëria por të gjitha strukturat për parandalimin e këtij fenomeni. Por ajo që bie në sy për fat të keq është se duke ruajtur anonimatin e një telefonate, 4% e fëmijëve të cilët kanë telefonuar në linjën e këshillimit janë shprehur se e duan largim nga familja për shkak të kushteve të vështira. ekonomike.