E Shtunë, 31 Tetor 2026

TiranaWeek, ja sa pak ju kushtojnë disa ditë në Spanjë

Nga shfaqjet teatrale tek pushimet pranverore. Ndiqni guidën e Tirana Observer
PUSHIME NE SPANJE
TiranaWeek vjen çdo të premte në Tirana Observer. Është një rubrikë javore e gazetës sonë, e ideuar për të përcjell sa më shumë informacion kulturor dhe argëtues për lexuesit tanë. Tiranaweek këtë fundjavë vjen me një larmishmëri aktivitetesh, duke nisur që nga shfaqjet më të reja në teatro; tek filmat e fundit në  kinema e deri të ekskursionet në natyrë e ngjitjet në mal. Nëse ende nuk keni menduar se çfarë do të bëni në fundjavë rubrika jonë është guida më e mirë për tu ndjekur…

Teatri Kombëtar

Skica për dramë, konflikt dhe personazhe është një performancë e kompanisë teatrore Tirana Neë Theater në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar. Premiera ka nisur punën më datën 2 maj për tu shfaqur për tre javë rresht në sallën Kadri Roshi. Kjo shfaqje bazohet në disa tema sociale dhe kryesisht temat e emigracionit, largimit, arratisjes, ikjes, revoltës, refuzimit, vdekjes, braktisjes, ëndrrave, pamundësive, boshit, dhe të tjera histori të ngjashme me to. Temat u përzgjodhën nga disa tekste të ndryshme, këngë, poema, ngjarje konkrete, filma, poezi, video, ngjarje historike dhe politike. Kjo shfaqje është e konceptuar kryesisht tek lëvizja, dance theater dhe forma të tjera tradicionale teatrore. Regjia; Enton Kaca, koreografia; Elton Cefa & Klaudia Zaçe. Balerinë; Milena Nurka, Klaudia Zaçe, Sueda Hoxha, Elton Cefa, Ardit Logu. Aktorë; Egzona Ademi, Dorjan Ramaliu, art design; Gentian Shkurti. Për më shumë informacion kontaktoni në numrin e biletarisë: 222 30 22.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

“Ëndrra e një nate vere” ngjitet në TOB

“Ëndrra e një nate vere” do të ngjitet në gjuhën koreografike në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Koreografi Arjan Sukniqi do të sjellë me element shqiptar një nga kryeveprat e repertorit botëror; baletin e rusit George Balanchin. Vepër e cila shënon fillimin e baletit neoklasik do të ngjisë në skenë rreth 100 balerinë, por do të rikthejë në Tiranë dy balerinët e suksesshëm shqiptar të teatrove greke, Altin Korutin dhe Danilo Zekën. Dy solistet Greta Hushi dhe Isida Mollaymeri, njëra në rolin e një princeshe hyjnore dhe tjera një princeshë tokësore thonë se baleti do të jetë tejet interesante dhe argëtuese për publikun. “Ëndrra e një nate vere” do të realizohet në ditët e para të qershorit për publikun shqiptar, është një balet me dy akte dhe është shfaqur për herë të parë në Neë York në vitin 1962.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Kadare kthehet me Bisedë me brilantët..

Ismail Kadare rikthehet tek lexuesi më një libër të ri. “Bisedë me brilantet në pasditen e dhjetorit” titullohet botimi që përmban 11 tregime dhe novela, njëra prej të cilave është shkruar nga shkrimtari në moshën 17 vjeçare. Ky libër zbulon të fshehtat e shkrimtarit të hedhura në letër nga viti 1953 e deri në vitin 2008. Kadare ka shkruar për personazhe, vende dhe ngjarje në kohë të ndryshme, por duket se këtë se këto tregime e novela kanë diçka të përbashkët. Në këtë sprovë gjenden tituj të palexuar më parë si “Provokacioni”, “Raporti i fshehte”, apo “Dimri i fundit i Vrasësit”. Njëkohësisht me këtë botim një studim-analizë i Viola Isufaj titullohet “Rikthimi i Mitit në veprën e Kadaresë”. Është trajtim mbi shndërrimet etnoreligjoze në mite lerare.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Kinema Millenium shfaq The Big Wedding

Një kast yjesh për një romancë komike! Robert De Niro, Diane Keaton, Susan Sarandon, Robin Williams, të gjithë së bashku në filmin, The Big Wedding që ka filluar të shfaqet në Kinema Millenium më 26 prill. Filmi sjell historinë e një familjeje moderne që përpiqet të mbijetojë gjatë një fundjave dasme por që rrezikon të shndërrohet në një dështim të vërtetë. Don e Ellie Griffin, një çift i divorcuar prej kohësh, që vijnë nën interpretimin e aktorëve Robert De Niro dhe Diane Keaton do të detyrohen që të shtiren si një çift i lumtur për hir të martesës së djalit të tyre të birësuar, por sidomos për shkak të nënës së tij biologjike, një ultrakonservatore që po udhëton nga ana tjetër e botës për të marrë pjesë në dasmë. Minutë pas minute prindërit kalojnë peripecitë e gënjeshtrave të tyre dhe fshehja e të vërtetës bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta. Shkruar dhe drejtuar nga Justin Zackham, komedia amerikane, e xhiruar në  Greenwich, në Connecticut, përfshin një kast të njohur aktorësh, ndër të cilët edhe  yjet më të rinj të Hollivudit: Amanda Seyfried (e cila për të dytën herë luan rolin e një nuseje), Katherine Heigl e Topher Grace. Për tu përmendur është edhe pjesëmarrja e aktorit Robin Williams i cili interpreton me aktorin Robert De Niro sërish pas 23 vjetësh. Kështu dy aktorët e kalibrit Oskar rikthehen me një interpretim të përbashkët  që nga Awakenings, drama e Penny Marshall.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Akademia Marubi shfaq filmin: Unë, Gjithashtu

Ditën e premte, datë 3 maj, në orën 19:00, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi  do të shfaqet filmi: Unë, Gjithashtu, një film spanjoll i vitit 2009-të, me skenar të autorëve Álvaro Pastor dhe Antonio Naharro-s me protagonistët Lola Dueñas dhe Pablo Pineda. Danieli (Pablo Pineda), një i ri nga Sevilja, 34 vjeç, do të jetë evropiani i parë me sindromen doën që do arrijë të zotërojë një diplomë universiteti. Do fillojë të punojë në administratën publike, ku dhe do të njohë Laura-n (Lola Dueñas), një kolege pune e cila nuk vuan asnjë paaftësi të kufizuar. Dhe.do të bjerë në dashuri me të. Një histori mjaft interesante, të cilën ju ftojmë ta shikoni të premten, më 3 maj, në orën 19:00 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi. Ky film ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare.

<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Art në rrugë me Tirana Bike Expo

Dilni dhe shëtisni nëpër qytet dhe kapni përmes objektivit të aparatit tuaj një hapësirë të gjelbër, një monument, njerëz, biçikletën, arte në rrugë.çdo element apo situatë që simbolizon Tiranën në lëvizje, aktive dhe Tiranën e gjelbër. Fotografitë më të pëlqyera do të fitojnë çmime shumë të këndshme nga Ecovolis. Në datën 10 Maj do të promovohet Tirana e gjelbër, Tirana me biçikleta, jeta aktive dhe e shëndetshme përmes objektivit të aparatit tuaj. Tirana Bike Expo, do të zhvillohet pranë stacionit Ecovolis Parku Rinia. Ju mund të dërgoni deri në 3 fotografi për konkursin Tirana mbi dy rrota!. Dërgoni fotografinë në adresën e e-mailit info@ecovolis.com dhe ajo do të postohet shumë shpejt në një album fotografish në faqen Eco Bicycle në Facebook. Afat

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›