Tiranasi që udhëheq një komunë austriake
Alban Ymeri nga Tirana ka arritur sukses në karrierën e tij profesionale e politike duke u zgjedhur kryetar i komunës Assling në Tirolin e Austrisë. Mediet austriake kanë shkruar se ky shqiptar, i lindur në periferi të Tiranës, ka kaluar rrugë të gjatë dhe të rëndë gjatë jetës, por rruga e gjatë i ka sjellë suksese atij.
Alban Ymeri është drejtues i komunës Assling dhe ai drejton jo vetëm shërbimet komunale, por edhe tërë stafin e personelit komunal. 38 vjeçari ka marrë detyrën nga Thomas Jungmann, i cili ka përfunduar mandatin, për shkak të kompanisë së tij private.
Albani është jurist i diplomuar. Studimet i ka përfunduar në qytetin Siena të Italisë. Ai ka rrëfyer se para se të arrinte në Itali, punonte si shërbëtor në një kafene në Tiranë, ku në vitin 1991 ishte arratisur nga Shqipëria. Pasi kishte njohur një femër nga Austria, e cila sot është gruaja e tij, kishte kaluar në Austri në qytetin Lienz, ku edhe vazhdoi studimet.
Jam i lumtur me bashkëshorten time Carmen dhe ende flasim gjuhën italiane që nga dita e parë e takimit, thotë Albani, i cili ka një fëmijë vajzë dhe është në pritje të fëmijës së dytë, shkruan agjencia Ina.
Në planin profesional, përveç studimeve në juridik, ai ka diplomuar për agjent patundshmërish. Albani flet mirë edhe gjuhën ruse, gjermane, angleze dhe atë italiane. Sikur të mos kisha mbështetjen nga bashkëshortja ime, me siguri që nuk do arrija këto suksese. Vendbanimi Assling ka 2 000 banorë dhe gjendet nën komunën e Lienzit në Tirol të Austrisë.