E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhjet, çështje e shtetit ligjor

“Shteti ligjor i ka të gjitha potencialet për të dhënë një zgjidhje”. Ky ka qënë apeli i lëshuar ditën e sotme nga kryeministri Sali Berisha, sikurse dhe një thirrje që rezultati të dalë përmes ligjit.
 

“Me durim qytetari dhe me besim të plotë që shteti ligjor të ndjekë rezultatin pëfundimtarë për garën për Tiranën. Zgjedhjet në Shqipëri, në çdo vend të qytetëruar, në cdo vend të lirë, janë nga alfa tek omega, çështje, prova të funksionimit të tij. Ju garantoj shtetin ligjor, institucionet përgjegjës, se i kanë të gjitha potencialet për të dhënë zgjidhjen per garën e ngushtë në Tiranë”.
 

“Pak ditë më parë Edi Rama kryesonte me 10 vota. Pas numërimit të votave të panumëruara, detyrimi që rrjedh nga themeli i shtetit, zoti Basha rezulton se është mbi 70 vota para. Të dy mbështetësit e dy kandidatëve presin me padurim kandidatin që mbështesin, por ju garantoj, se qëllimi më i mirë, është procesi dhe funksionimi i shtetit ligjor, dalja përmes ligjit”.
 

Më tej, kryeministri kërkoi që në këtë proces, të kontribuojë dhe media, duke qënë e gatshme dhe ekuilibruar.
“Media ti kontribojnë këtij procesi, pasi është një proces me një rezultat të ngushtë por plotësisht e mundshme për të qartësuar rezultatin dhe bërë transparencë për cdo votë dhe për të nxjerrë në dritë rezultatin përfundimtar” deklaroi Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›