Komisioni i Ekonomise dhe Financave ka miratuar ne parim amnistine fiskale.

Pavarësisht mungesës së votave të opozitës, deputetët kanë dëgjuar grupet e interesit, kreun e Financave dhe kanë nisur diksutimet nen për nen. Deputetët e opozitës ishin të pranishëm vetëm në hapjen e diskutimeve në komision ku kundërshtuan mënyrën sesi po miratohet amnistia fiskale.
“Kjo çështje kaq e rëndësishme, jetike qoftë për biznesin qoftë qytetarët e Republikës së Shqipërisë nuk mund të diskutohet sot për nesër. Dje me urgjencë keni shpërndarë një ligj që nuk është në kalendar. Vetëm dje keni shpërndarë këtë ligj. Ne nuk mund të vijmë të diskutojmë një ligj, që për hir të së vërtetës nuk është as ligj. Pse? Se ka ardhur me dy variante dhe ka ardhur në shkelje të plotë të procedurës kushtetuese. Ky ligj kërkon kalendaar të posaçëm të dy komisioneve, atij të ligjeve dhe ekonomisë. Nuk mund të diskutohet vetëm në një seancë, vetëm me një grup interesi, por me të gjitha grupet e interesit. Është një akt provokativ kundrejt opopzitës, dhe këtë e kupton gjithkush”- tha deputeti i PS-së, Erion Braçe.
Pasi kanë dëgjuar propozimet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, deputetët e opozitës braktisën Komisionin e Ekonomisë, duke refuzuar të dëgjojnë shpjegimet e ministrit të Financave, i cili bëri një prezantim të plotë të gjithë ndryshimeve të pritshme.
“Biznesit i falet gjithë borxhi tatimor e doganor, me të gjithë komponentët, borxhet dhe kamatvonesat deri në 31 dhjetor të vitit 2008. Biznesit u falet kamatvonesat dhe gjobat për detyrime sigurime shoqërore e shëndetsore të papaguara për të gjitha kategorite. Individët janë të lirë të deklarojnë të gjitha shumat monetare që disponojnë dhe i kanë të palegalizuara duke paguar një vlerë 3 % të shumës. U falen tatimet dhe taksat e papaguara deri në fund të vitit 2010 qofshin taksa lokale apo kombëtare”- tha Ridvan Bode, Ministër i Financave.
Menjëherë pas miratimit në parim ka nisur diskutimi nen për nen i draftit të parë ligjor. Ky është një prej dy varianteve të amnistisë dhe kërkon shumicë të cilësuar në Parlament. Projekt ligji përbëhet nga 36 nene.
Florian Papadhimitri