E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimbursimi i TVSH-se te shmangen kamatvonesat

Rimbursimi i TVSH-së, deklarimi i ta ardhurave e shpenzimeve dhe marrdhëniet me organet tatimore ishin në qendër të bisedës që anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë bërë me Avokatin e Tatimpaguesve. I ftuar nga biznesi, Artur Papajani, i cili mban postin e Avokatit të Tatimpaguesit ka shpjeguar procedurat dhe funksionimin e këtij organi të ri.

Me këtë strukturë të re, çdo tatimpagues mund të marrë përgjigje për ankesat që ka. Zoti Papajani tha se nëse një biznes nuk merr përgjigje brenda tre ditësh nga organet tatimore, atëherë ai mund t`i drejtohet Avokatit i cili do të ndërhyjë për të zgjidhur ankesën.

Rimbursimi i TVSH-së dhe ankesat për këtë problem ishin pyetjet kryesore drejtuar zotit Papajani, por për këtë pjesë ai tha se nuk garantohet menjëherë kthimi i shumave te bizneset. Sipas tij, për të marrë sërish TVSH-në e paguar duhen ndjekur disa procedura. Avokati i Tatimpaguesit  raporton vetëm te ministri i Financave dhe nuk është strukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›