E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë- Falsifikonte formularë, arrestohet Metodi Marku

Policia ka vënë në pranga shtetasin Metodi Marku pasi akuzohet për falsifikim të stampave dhe formularëve.

Marku është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 3 vite burg, ndërsa është kapur këtë të martë në lagjen Ali Demi.

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në lagjen Ali Demi, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve””, bëhet e ditur  në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›