E Martë, 3 Nëntor 2026

“Vrasja e 18-vjeçarit për shkak të xhelozisë”, Prokuroria dërgon për gjykim 4 të rinjtë e akuzuar

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi më 31 mars të këtij viti, ndërsa ka dërguar në gjyq 4 personat e arrestuar, konkretisht shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’.

Prokuroria ka zbardhur edhe skemën e ngjarjes ku thotë se të rinjtë janë konfliktuar për shkak të xhelozisë për një vajzë, më pas konflikti ka agravuar me përdorimin e mjeteve prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari dhe si pasojë e dëmtimeve, ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

“Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, shtetasi A.D., me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje shtetasin F.Sh.

Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij. Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, shtetasi A.D. humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marrë në kraharor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›