E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Godet me thikë hallën dhe xhaxhain, arrestohet 21-vjeçari

policia-prangosjeTiranë- Një 21-vjeçar ka rënë në pramgat e policisë së kryeqytetit pasi ka goditur me thikë xhaxhain dhe hallën e tij, pas një konflikti familjar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në një familje në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë. Burimet e policisë bënë me dije se shtetasi Emiljano Shtepani, pasi ka debatuar me Ardian dhe Flora Shtepanin ka tentuar t’i vrasë ata duke i goditur me thikë.

Familjarët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici dhe forcat e rendit kanë parandaluar një tjetër krim në familje.

Të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia nisi hetimet për të mësuar shkaqet e konfliktit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›