Tiranë- Mbante armë zjarri në makinë, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari

Policia e kryeqytetit bëri të ditur se Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë, në bazë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se shtetasi D. A, qarkullonte me automjet dhe mbante armë zjarri në makinën që drejtonte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”.
“Si rezultat i veprimeve operacionale në rrugën “Zyrih” Kamëz, u bë kapja e shtetasit D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas kur ka parë shërbimet e Policisë ka parkuar automjetin në anë të rrugës dhe ka qëndruar në makinë bashkë me një shtetas tjetër me qëllim shmangien e kontrollit të policisë.”, njofton policia.
Gjatë kontrollit të mjetit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë.
“Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili u gjet brenda në mjetin e 28-vjeçarit.”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/