E Diel, 1 Nëntor 2026

3 ligjet, Berisha: Mbledhim Parlamentin çdo javë, ata të bëjnë si të duan

Berisha-perurimKuçovë- Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha ka përuruar sot tre rrugë të reja, Fier-Shegan të Lushnjes, aksin që lidh Poshnjen me Beratin dhe rrugën Ura Vjagurore- Pashalli-Bistrovicë.

Gjatë fjalës së tij në Urën Vajgurore, shefi i qeverisë u ka kërkuar qytetarëve një mandat tjetër në 23 qershor, për të realizuar siç tha ai së bashku projektin tonë Shqipëria e zhvilluar në katër vitet që vijnë.

Sipas tij, qeveria Berisha nuk hyn në zgjedhje vetëm me listën e kandidatëve për deputetë, por edhe me listën e atyre që do të bëhet në mandatin e ardhshëm:

Infrastruktura rrugore dhe punësimi është prioriteti ynë dhe ne në këto zgjedhje në vijmë me dy lista, lista e kandidatëve të shkëlqyer dhe lista e veprave. Do nxisim rritjen ekonomike edhe pse jemi në kohën që ka rritje të ndjeshme, do heqim TVSH për të gjitha makineritë për prodhim që do ketë efekte pozitivelistën e veprave që kemi ndërtuar këto tetë vite, dhe jo vetëm kaq, edhe me listën e atyre që do të bëjmë katër vitet e ardhshme”,u shpreh kryeministri.

Berisha akuzoi sërish opozitën për pengimin e marrjes së statusit të vendit kandidat, pasi siç tha ai, i hoqi Shqipërisë qindra milionë euro investime që vendi do të përfitonte.

Teksa theksoi se: “Për hir të ligjeve ne do t’a mbledhim çdo javë parlamentin, por të vijnë të ikin të bëjnë ç’të duan, sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga ajo sallë, ndaj për interesin tuaj…”,- tha Berisha.

Rruga e re që lidh Urën Vajgurore me Pashallin dhe Bestrovicën u shërben rreth 5500 banorëve të kësaj zone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›