E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë- Zbardhet shpërthimi me tritol i noterisë, 3 autorët u paguan

Zbardhet ngjarja kriminale e shpërthimit me tritol në një zyrë noterie në Tiranë. Për ngjarjen u arrestuan Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër, Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës dhe Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vendosën tritol zyrës së noterisë dhe më pas u larguan me motomjetin e Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.     

Ngjarja ndodhi më 30 janar në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se 3 të arrestuarit për vendosjen e tritolit në zyrën e noterisë janë autorë edhe të vendosjes së tritolit në lokalin e shtetases Sh. Gj., më 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”.

Sipas hetimeve autorët kanë vendosur lëndën eksplozive kundrejt pagesës.

Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›